MAQEDONI

Kuvendi i Maqdonisë ka votuar pro propozimit për ndryshimit të ligjit për pagat e deputetëve, me të cilin edhe deputetit në arrati, Nikolla Gruevskit i ndërpritet rroga prej deputeti. Gjatë votimit kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri ka votuar “i përmbajtur”.

Ai tha se nuk wshtw i bindur nëse “propozim ndryshimi i ligjit është kushtetues”.

Gjatë debatit, LSDM dhe VMRO përplasën argumentet e tyre për faktin se është në kundërshtim me Kushtetutën ose jo propozim ligji në fjalë. Ligji kaloi me procedurë të përshpejtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb