TIRANE – Kuvendi i Shqipërisë nga sot do të ketë një faqe të re zyrtare që synon rritjen e transparencës parlamentare dhe përmirësimin e komunikimit institucional me publikun.

Një vëmendje e posaçme i është kushtuar publikimit sa më të mirë të informacionit lidhur me aspektin legjislativ dhe kontrollin parlamentar.

Faqja e re e ka ruajtur identitetin institucional, sa i përket dizajnit dhe informacionit të publikuar në të. Njëherazi, ajo garanton motor të avancuar kërkimi, publikimin e informacionit të dobishëm dhe lehtësisht të aksesueshëm për qytetarët, rubrika të reja, si dhe një arkivë të pasuruar me dokumentet parlamentare ndër vite.

Aktualisht, po punohet për zhvillimin e mëtejshëm të funksionalitetit të faqes së re zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë dhe, në këtë prizëm, janë të mirëpritura dhe komentet e përdoruesve të saj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: