Nesër më 3 prill, ora 10:00-13:30, Kuvendi i Shqipërisë organizon takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”.

Fjalën e mirëseardhjes do ta mbajë Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali dhe më pas aktiviteti do të përshëndetet nga: z. Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar,

Në këtë aktivitet do të jjenë të pranishëm ëshë z. Aidan Eyakuze, Drejtor Ekzekutiv i Partneritetit për Qeverisje të Hapur, z. Bjorn Berge, Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, znj. Valentina Superti, Drejtore për Ballkanin Perëndimor, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Europian.

Në mbyllje të sesionit të parë do të flasë Kryeministri Edi Rama. Pas ceremonisë së hapjes, nga ora 11:30-13:30 do të zhvillohen tre panele paralele me tematikë: Mirëqeverisja, Antikorrupsioni dhe Sundimi i ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb