Kuvendi miraton projektligjin për Arsimin e Lartë pas një seance maratonë prej rreth 9 orësh debate.

Ligji u votua vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita pak para votimit braktisi seancën plenare. Ligji për Arsimin e Lartë u miratua me 78 vota pro. Diskutimet gjatë gjithë seancës plenare ishin të ndezura dhe me kundërshtime nga të dyja palët.

Ndërsa kundër miratimit të projektligjit për Arsimin e Lartë, para Kuvendit, studentët protestuan për disa orë me radhë.

Kundër projektligjit që u miratua janë shprehur edhe shumë pedagogë e akademikë.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: