Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës në parlament, u vendos që deputetët e PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati të përjashtohen nga seancat plenare për 60 ditë.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për BalkanWeb se deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë.

Për pjesën tjetër, 20 deputetë, u mor vendimi për përjashtimin 40-ditor nga seancat plenare.

Vendimi është marrë pas këqyrjes së pamjeve filmike.

Kujtojmë se në seancën e fundit plenare deputetët opozitarë patën përplasje me Gardën, ndërsa disa prej tyre hodhën sende të forta në drejtim të kryetares së parlamentit Elisa Spiropali.

Pas kësaj, deputetët e opozitës kanë marrë karriget e tyre dhe kanë dalë jashtë. Pikërisht jashtë sallës së Kuvendit, ata i kanë flakën karrigeve.

Pas trazirave në parlament, Policia e Tiranës referoi në SPAK 23 deputetë opozitarë, me akuzat e “shkatërrimit të pronës me zjarrvënie” dhe “goditje për shkak të detyrës”.

Dënimet për 24 deputetët e PD

60 ditë jashtë Kuvendit
Gazment Bardhi
Flamur Noka
Bledjon Nallbati

40 ditë jashtë Kuvendit
Saimir Korreshi
Lefter Geshtenja
Luan Baçi
Dashnor Sula
Agron Gjekmarkaj
Dhurata Çupi
Xhelal Mziu
Ina Zhupa
Zheni Gjergji
Helidon Bushati
Lindita Metaliaj
Ramadan Lika
Asllan Dogjani
Qani Xhafa
Flamur Hoxha
Isuf Çela
Kastriot Piroli
Lodovik Hasani
Kasem Mahmutaj
Edmond Spaho

10 ditë
Edi Paloka

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb