PRISHTINE – Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe shefat e grupeve parlamentare kanë rënë dakord që debati profesional për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të zhvillohet në formën e një tryeze, më 3 gusht në sallën alternative.


Në këtë tryezë, pritet që të ballafaqohen mendimet e ekspertëve në njërën, përfshi edhe ata të shoqërisë civile, kundrejt raportit të Komisionit shtetëror që çoi deri te Marrëveshja e arritur ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, por e cila po kundërshtohet jo vetëm nga opozita, por edhe një numër i deputetëve nga partitë në pushtet.


Paraprakisht, sot qeveria e Kosovës është pajtuar që të shtyjë procedimin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, përderisa të mos sqarohen të gjitha dilemat e ngritura.
(er.nu/rel/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb