TIRANE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin Elisa Spiropali ka komentuar seancën e trazuar në Kuvend, shoqëruar me replika të ashpra dhe ofendime. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministrja e kabinetit qeveritar ia vë fajin opozitës ndërsa i kërkon ndjesë qytetarëve për nivelin.

“Shëmti, fyerje krahinore, familjare dhe seksiste, shfaqje vulgu e opozitës politike që kërkon të qeverisë Shqipërinë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe i sigurojmë se nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit #egjithëvëmendjateknjerëzit”, shkruan ajo.

Ep
Ep

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb