KUZHINA ARMENE

SUPE ME LAKER

1 lakër turshi
1 kokërr qepë të madhe
3 kokrra patate
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle salcë domate
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 litër koncentrat pule
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq

Fillimisht kaurdisim në një tenxhere me vaj ulliri hudhrën dhe qepën e grirë imët. Sapo qepa të ndryshojë ngjyrë shtojmë salcën e domates dhe e lëmë të gatuhet për 5 minuta. Më pas shtojmë patatet të prera në kubikë mesatare, lakrën turshi të prerë imët dhe koncentratin e pulës. Vendosim kapakun dhe e lëmë supën të ziejë për 25 minuta në temperaturë mesatare. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e servirim të ngrohtë pudrosur me majdanoz dhe piper kokërr të zi dhe të kuq.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: