NGA: ZONJA VJOLLCA*
Kuzhina azerbajxhanase/Shekerbura
500 gr miell gruri
125 gr gjalpë
160 ml qumësht
2 të kuqe veze
16 gr maja
Për mbushjen:
300 gr bajame ose arra të qëruara
400 gr sheqer pluhur
1 lugë çaji kardamom
Kripë
Fillimisht heqim lëkurën e bajameve ose arrave duke i ngrohur në tigan ose duke i vendosur për pak minuta në ujë të vluar. Bluajmë bajamet në mikser bashkë me sheqerin pluhur dhe kadamomin. Në një tas sitim miellin, krijojmë një hapësirë në qendër të miellit ku hedhim majanë, qumështin e ngrohur, të kuqet e vezëve, gjalpin e temperaturës së ambientit dhe pak kripë. E punojmë brumin mirë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas marrim 50 gr brumë e rrotullojmë si një top ku e hapim pak në mes dhe vendosim një lugë gjelle mbushje dhe me kujdes e rrotullojmë përsëri ose e fiksojmë me gishta duke i dhënë një dizajn të bukur. Pasi të kemi përfunduar të gjithë brumin i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: