Nga: ZONJA VJOLLCA
KUZHINA E SINGAPORIT/ ORIZ ME PULE DHE SALCE
1 kg mish pule
2 qepë të njoma
4 feta xhinxhër
Kripë
Koriandër
Koncentrat pule

Për orizin:
2 filxhanë oriz kokërrgjatë
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle xhinxhër e grirë
½ lugë gjelle vaj susami
2 lugë gjelle vaj ulliri

Për salcën:
30 gr salcë speci
3 luge gjelle lëng pule
3 thelpinj hudhër
3 feta xhinxhër
2 lugë gjelle lëng limoni
Pak sheqer
Kripë

Fillimisht lyejmë pulën me kripë, brenda saj vendosim qepën të prerë në tre pjesë, ½ tufë koriandër dhe 4 feta xhinxhër. E vendosim pulën në tenxhere me 6 kupa ujë dhe koncentratin e pulës dhe e lemë të ziejë për 20 minuta. Ndërkohë vendosim orizin në ujë për pak minuta. Kaurdisim në tigan me pak vaj ulliri hudhrën me xhinxhërin e freskët, më pas shtojmë orizin, e kaurdisim dhe atë për pak minuta duke shtuar më pas lëngun e pulës dhe vajin e susamit. E lemë orizin të ziejë për 15 minuta. Largojmë mishin e pulës nga tenxherja dhe e lyejmë me vaj susami. E lemë të marinohet për 10 minuta dhe më pas e presim në feta. Ndërkohë përgatisim salcën duke vendosur në mikser salcën e specit, 3 lugë gjelle lëng pule, 3 thelpinj hudhër, 3 feta xhinxhër, 2 lugë gjelle lëng limoni, pak sheqer dhe pak kripë. Salcën e përgatitur e servirim në një tas të veçantë bashkë me një tas salcë soje. Shërbejmë orizin në një pjatance të madhe duke vendosur në anë mishin e pulës të prerë në feta si dhe një garniturë me kastravec, domate, qepë dhe koriandër.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: