Nga: ZONJA VJOLLCA
PITE ME MISH DHE CURRY

3 filxhanë miell
2 kokrra vezë
2/3 filxhan qumësht
2/3 filxhan ujë të ftohtë

Për mbushjen:

2 lugë gjelle vaj misri
1 qepë të kuqe
240 gr mish viçi
2 karrota
1 rrepë
1 lugë gjelle koncentrat salcë domate
2 lugë gjelle curry
1 lugë gjelle miell misri
2/3 filxhan leng mishi
Vaj për skuqje

Përgatisim brumin e piteve me miell, vezë, qumësht dhe pak ujë të ftohtë. E lemë brumin të pushojë dhe ndërkohë përgatisim mbushjen. Kaurdisim fillimisht qepën e kuqe në një tigan me vaj misri. Shtojmë mishin e grirë, karrotat dhe rrepën e grirë imët dhe i kaurdisim bashkë të gjithë përbërësit për 5 minuta. Më pas shtojmë pak lëng mishi, pluhurin curry dhe salcën e domates. Në fund shtojmë dhe miellin e misrit. Fillojmë të hapim pitet dhe më pas i vendosim të skuqen në një tigan me vaj misri. I lemë pak te ftohen dhe pastaj vendosim mbushjen e përgatitur.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: