NGA ZONJA VJOLLCA*

1 kg miell

1 pako pluhur pjekës

1 lugë çaji sodë

530 gr sheqer

1 gotë vaj ulliri

1 gotë lëng portokalli

50 ml konjak

150 gr arra të shtypura

1 filxhan çaji mjaltë

500 ml ujë

Kanellë (pluhur dhe shkop)

Lëkurë portokalli

Në një tas trazojmë miellin me majanë dhe sodën. Në një enë tjetër trazojmë lëngun e portokallit me vajin e ullirit, ½ e sheqerit, kanellën dhe pak lëkurë portokalli. Më pas shtojmë gradualisht miellin dhe e trazojmë derisa të formohet një brumë konsistent. E punojmë pak me dorë dhe formojmë gurabije të vogla në formë vezake. I vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine dhe i pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. Ndërkohë në një tenxhere përgatisim shërbetin duke tretur në ujë një gotë sheqer dhe një filxhan çaji mjaltë. Vendosim në sherbet dhe një shkop kanellë dhe disa feta portokalli dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta. Pasi gurabijet të jenë pjekur, i lëmë pak të ftohen dhe më pas i shërbetosim duke i pudrosur në fund me arra të thërrmuara.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb