Nga: Znj.Vjollca

KUZHINA VIETNAMEZE/ FILETO PULE ME BANANE DHE KERRY

200 gr fileto pule
1 spec i kuq
1-2 banane
1 kokërr qepë
300 ml qumësht kokosi
Kripë
Piper i zi
Curry (kerri)
Majdanoz

Fillimisht marinojmë mishin me kripë dhe piper të zi. Në një tigan ku kemi ngrohur më parë vajin kauërdisim qepën të grirë shumë hollë, e lemë sa të zbutet dhe shtojmë në të mishin e pulës të prerë në kubikë. Sapo mishi të fillojë të zverdhet shtojmë në të 1 luge çaji kerri dhe një spec të kuq të prerë në kubikë. Vazhdojmë trazimin për rreth 2 minuta duke shtuar më pas bananen të prerë në feta dhe qumeshtin e kokosit. E rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë mishin të ziejë derisa qumështi të fillojë të trashet. E servirim të pudrosur me pak majdanoz dhe të shoqëruar me oriz të bardhë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb