Shqipëria bëhet gati për dy sfidat të cilat mund të jenë përcaktuese për fatin e saj në këtë sezon të Ligës së kombeve. Dy ndeshjet në transfertë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë do të përcaktojnë shumë bi fatin e kuqzinjve tanë. Fat i cili padyshim lidhet edhe se çfarë do të bëjnë në ndeshjet e tyre kundërshtarët tanë. Kështu, Gjeorgjia është kryesuesja e grupit B1, skuadra e teknikut francez Willy Sagnol vijon të jetë skuadra suprizuese pas një evropiani ku arriti të kualifikohej, që në herën parë kur mori pjesë në këtë kompeticon.
Gjeorgjianët kanë 6 pikë pas dy ndeshjeve të para. Fillimisht ata do të udhëtojnë drejt Polonisë të premten, ku do të përballen me skuadrën e Ukrianës e më pas 3 ditë më vonë do të presin në Tbilisi pikërisht kombëtaren tonë. Ndërkohë që çekët ndodhen në kuotë të njëjtë pikësh me ekipin e Sylvinhos ndaj sfida e së premtes do të ketë shijen e një finaleje. Më e vështirë paraqitet situata për Ukrainën, e cila ende nuk ka marrë asnjë pikë në këtë grup, ndaj ata do të luajnë të gjitha shanset e saj në dy sfidat e rradhës, ndaj Gjeorgjisë dhe Çekisë.
Sa i takon kryesueseve të grupit Gjeorgjisë, tifozët e saj janë në ankth mbi gjendje e “yllit” të skuadrës Kvicha Kvaratskhelia, kjo pasi në mediat italiane është publikuar së fundmi një foto e këmbëve të gjeorgjianit, menjëherë pas sfidës të së premtes, kur ai u aktivizua me Napolin e tij. Siç shihet qartësisht edhe nga kjo foto, vihet re enjtja që këmba e Kvara ka, pas goditjeve të marra nga kundërshtari gjatë ndeshjes, gjë e cila mund të krijojë dyshime tek tekniku francez Willy Sagnol, lidhur me aktivizimin e tij, në dy ndeshjet e rradhë ndaj Ukrainës dhe Shqipërisë.