“Asgjë nuk është mbyllur”, kështu u shpreh Conte kur u pyet për Kvartskhelia-n pas sfidës kundër Verona-s. Në këtë histori, e sigurt është që gjeorgjiani nuk ka pranuar rinovimin e kontratës që i ka ofruar Napoli, e sigurt është gjithashtu se përfaqësues të lojtarit po negociojnë prej kohësh me PSG, madje palët kanë gjetur një akord total ndërmjet tyre, një kontratë 4-vjeçare dhe 8 milionë euro në sezon. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm që Napoli dhe PSG tani të bëjnë zyrtare transferimin e sulmuesit pasi sipas mediave edhe dy klubet kanë gjetur një akord në parim për 75 milionë euro kesh.
Napoli nuk ka pranuar përfshirjen e asnjë lojtari në negociata pasi fillimisht PSG kërkonte fuste në valle edhe kartonin e Milan Skriniar, por kjo hipotezë është hedhur poshtë. Me paratë e fituara nga shitja e Kvarës, Napoli është në garë me kohën për të gjetur një zëvendësues për gjeorgjianin.
Dëshira kryesore se Conte është Alejandro Garnacho, por Man.United kërkon shumë për sulmuesin argjentinas, 70 milionë euro. Në këto kushte, Edon Zhegrova fiton sërish kuota, por pengesë është kthyer klubi i Lille me francezët që nuk dëshirojnë ta shesin, të paktën jo në janar.
(BalkanWeb)