Prokuroria e pyeti Bytyqin për disa xhirime që kishte bërë ai tek një mihje e prodhimit të thëngjillit, që UÇK-ja e kishte marrë nën kontroll.

Aty gazetari kishte bërë xhirime të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, kur territori ishte nën kontroll të UÇK-së.

Një artikull i një gazete amerikane, New York Times, që fliste për një pretendim se ishte kryer një krim nga njerëz të UÇK-së në Bardh të Madh, ka ngjallur sot përplasje e debate mes mbrojtjes, prokurorisë dhe gjyqtarëve.

Gjithçka ishte për shkak se artikulli dhe vet ngjarja as nuk janë pjesë e aktakuzës së prokurorisë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por prokuroria tentoi t’ua vë si barrë katër të akuzuarve.

Këtë artikull e solli në vëmendje prokuroria teksa po e merrte në pyetje dëshmitarin e radhës, gazetarin Nuhi Bytyci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: