Ky që shikoni në foto është Arben Keshi, njeriu që ka dalë në përgjime duke folur me Edi Ramën dhe që besohet se ka marrë pjesë aktive në shit-blerjen e votave në Dibër. Keshi, në përgjimet e gazetës gjermane “Bild” del duke biseduar me kryeministrin Rama.

Sipas përgjimeve të gazetës gjermane, Arben Keshi ishte drejtor në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë në një reagim të mëvonshëm, kryeminsitri Edi Rama, ka mohuar që Keshi të ketë punuar në Policinë e Shtetit asokohe.

“Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkroi Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në nëntor të vitit 2017, në një rubrikë transmetuar nga TCH, rezulton se Arben Keshi, ishte shef komisariati në Bulqizë. Sidoqoftë përgjimet janë realizuar në vitin 2016.

Në shkurt të vitit 2016, ai është denoncuar nga Partia Demokratike si një prej njerëzve të Edi Ramës, që blinte vota në zgjedhjet për Bashkinë Dibër. Arben Keshi del në përgjimet e gazetës gjermane si njeriu që besohet se blen votat për Bashkinë e Dibrës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb