Fill pas atentatit që iu bë afër shtëpive Astrit dhe Brahim Bilalit, përkatësisht baba dhe xhaxha me Asmer Bilalin të arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”, policia gjeti edhe një makinë të djegur, që dyshohet se u përdor për atentatin.

Mjeti tip “Benz” me targa AA369RV është gjetur i djegur në vendin e quajtur Livadhe ashtu siç ka ndodhur edhe në ngjarje të tjera kriminale.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe pamjet e makinës së shkrumbuar. Mësohet gjithashtu se targat e saj mund të kenë qënë false.

Policia e Shkodrës bën me dije se autorët që lëviznin me “Benz” dyshohet të jenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me breshëri mbi dy vëllezërit, shumë pranë banesës së këtyre të fundit.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb