Nga Vlora janë nisur autobusë e mjete private me protestues drejt Tiranës, ndërkohë që vetë kryeministri do të jetë sot në Vlorë.

Në një prej autobusëve është vendosur një pankartë ku shkruhet “Ky është fundi i hajdutëve”.
Sipas PD, ky është slogani i protestuesve vlonjatë, të nisur me autobusë dhe makina drejt Tiranës. Në foton e pankartës shihet një mi në çark, simboli për fundin e hajdutëve.

Ndërkohë durrsakët kanë si lajtmotiv, përgjimet e Zërit të Amerikës. “VOA tapes. Rama+crime bought elections. Rama+Dako+Avdylajt”, është mesazhi që me sa duket iu drejtohet ndërkombëtarëve. Nga Shkodra vjen një tjetër parrullë. “Edi Rama ke marrë fund. Po vijnë shkodrant si lum”, shkruhet. Nga Elbasani ka diçka dhe më të rëndë. “Edi Ramës populli ia ka prerë biletën në të sëmës”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb