Këngëtarja e hitit “Sa t’kom dasht”, Nora Istrefi duket se është një bashkëshorte me fat, pasi Roberti është jo vetëm një mashkull shumë simpatik, por gjithashtu e ndihmon edhe me punët e shtëpisë.

Roberti i ftuar në “Pasdite në Top Channel” u shpreh se me Norën i kanë ndarë detyrat e shtëpisë.

Ai bën pazarin, gatuan, lan edhe vajzën, kështu që Norës nuk i mbetet shumë për të bërë.

“Unë merrem gjithmonë me pazarin. Më pëlqen shumë të gatuaj” është shprehur këngëtari.

Madje ai ka treguar se nuk e ka problem t’i ndërrojë pampersin vajzës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: