Kreu i PD Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK në kuadër të masës së ”detyrimit të paraqitjes” të vendosur ndaj tij.
Në fletën e procesverbalit të paraqitjes së tij, Berisha ka shkruar se ky është një akt i turpshëm politike me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon ndalimin e fjalës së tij të lirë.
“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, shkroi Berisha.