BRITANI E MADHE

Një shqiptar 43 vjeç rezulton ndër më të kërkuarit në Britaninë e Madhe. Policia Metropolitane e ka shpallur në kërkim atë gjatë ditës së sotme.

Shqiptari në kërkim është Hektor Mahmutaj i cili u arrestua fillimisht të premten e 11 majit të vitit 2017 nga oficerët e njësisë së ekstradime të MET pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për akuzat për vrasje në Shqipëri. Të mërkurën, më 27 mars 2019 Mahmutaj u zhduk, pasi u la në liri me kusht, shkruajnë mediat britanike.

  • foto galeri
  • foto galeri

Zyrtarët e Njësisë së Ekstradimit po kërkojnë në mënyrë aktive vendndodhjen e tij dhe i bëjnë thirrje kujtdo që e shikon të lajmërojë pranë autoriteteve në Britani. Mahmutaj u dënua me 25 vjet për vrasjen e fermerit Gentjan Jahaj në Shqipëri në korrik 1997.

Emigranti u fsheh në një fermë para se te largohej ilegalisht në Britani të Madhe, me një kamion ne dhjetor të të njëjtit vit. Faktet janë bërë publike nga gjykata në Uestminster. Ai ka jetuar në Britani më shumë se 20 vjet. Mahmutaj ka përdorur më shumë se 13 identitete false për të shpëtuar nga drejtësia.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb