KORÇË

Vendimi i bashkisë së Korçës për të mos i lejuar fermerët e papajisur me NIPT tregtari të shesin prodhimet e tyre gjatë ditës në tregun e qytetit, ka prekur edhe tregtarët e shumicës, të cilët e ushtrojnë aktivitetin në këtë treg me licencë.

Në ditën e 3-të që tregu i shumicës ruhet nga forca të policisë bashkiake, tregtarët e shumicës e cilësojnë të papërshtatshëm kufizimin e shitjeve gjatë natës.
Me një kërkesë të përbashkët fermerët dhe tregtarët e shumicës i kërkojnë bashkisë rishikimin e orarit, në të kundërt ata thonë se rrezikojnë mbyllje të aktivitetit të tyre.

Drejtori i tregut pohon se një orar i tillë është i përkohshëm për tregtarët. Pas protestave të fermerëve dhe konkurrencës që ishte krijuar ndaj tregtarëve të vegjël të markatës dhe atyre të shumicës Bashkia e Korcës vendosi të ndryshojë orarin e aktivitetit të tregut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb