Analisti Agron Gjekmarkaj dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” zhvilluan një debat të ashpër në lidhje me situatën aktuale politike në vend.

Gjekmarkaj tha se 30 qershori ishte qesharak dhe se PS po konkurron me kriminelë. Ai debatoi edhe me ish-kandidatin për kryetar të bashkisë së Tiranës Arben Skënderi, duke i thënë se Bindja Demokratike u bë një patericë e Edi Ramës.

Veliaj nga ana e tij u shpreh se i vjen keq për faktin që opozita vazhdon të sillet si fëmija që ikën nga përgjegjësitë e veta.

Gjekmarkaj: 30 qershori ishte një maskaradë. Ishin zgjedhje moniste.

Arben Skënderi: Jo, unë mendoj se partitë e vogla duhet të hynin në parlament. Ne kemi një zë.

Gjekmarkaj: Ju i shërbyet thjesht Ramës.

Veliaj, situata aktuale politike: Opozita na del e na thotë se nuk dua të luaj. Si nuk dua të luaj. Ti nuk thua që nuk dal në fushë.

Gjekmarkaj: Me këtë vend është bërë që edhe gomari të qeshë.  Po iu dalin njerëz kriminelë. Nuk është rastësi që iu dalin vetëm juve.

Veliaj: O Agron, po ata që hyjnë në fushë plagosen.

Gjekmarkaj: A ka njerëz që nuk kanë probleme kriminale?

Veliaj: Po ka, jam unë pa dosje kriminale dhe jam kryetar bashkie.

Gjekmarkaj: Kjo është të tallesh me opinionin publik. PS ka edhe njerëz të mirë.

Veliaj: Pse PD merret vetëm me PS. Nëse situata qenka kaq e rëndë, pse nuk dilni në protesta, por silleni si fëmija. Opozita do t’i ikë përgjegjësive të veta.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb