Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një deklaratë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor. KQZ sqaron se ka përfunduar procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, ndërsa shton se në të gjitha KZAZ-të e tjera procesi është drejt përfundimit.

Në deklaratë, KQZ thekson se bën përjashtim KZAZ numër 6 në Vaun e Dejës, për shkak të djegies së materialeve zgjedhore nga mbështetësit e opozitës. Më tej, KQZ shton se 50% e qendrave të votimit në Shkodër janë të mbyllura, duke i bërë thirrje kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, që të bashkëpunojë në respekt të ligjit.

Deklarata e KQZ-së për ecurinë e procesit të shpërndarjes së materialeve zgjedhore:

Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po shpërndajnë materialet zgjedhore drejt 5417 Qendrave të Votimit ,në të gjithë Shqipërinë.

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

Përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, ëka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendrat e Votimit që ka kjo KZAZ.

Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit.

Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjeketeve zgjedhore.

Sikundër sot keni ndjekur mbledhjet e KQZ-së, me vendim është autorizuar ndryshimi disa vendndodhjeve të qendrave të votimit. Ky ndryshim, pavarësisht se jo për shkak të forcave madhore, ashtu sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, ishte i detyrueshëm për të garatuar që ëdo qendër votimi, ditën e nesërme, të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptarë.

Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor në zonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do të afishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, të caktuara me vendim të KQZ-së. Ndaj, KQZ kërkon mirëkuptimin e zgjedhësve të këtyre qendrave të votimit për këtë veprim të detyruar, si edhe kërkon që të informohen dhe të kontrollojnë faqen zyrtare të KQZ-së, për të qenë të mirëorientuar ditën e nesërme për t’iu drejtuar qendrave të votimit.

Kqz
Kqz

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: