Ylli i Reality show amerikan ka bërë një twitter për 24.5 milion ndjekësit e saj duke dyshuar për funksionimin e Snapchat pas ndryshimeve të aplikacionit dhe kompania ka humbur pikë në bursë.

Një tweet i Kelye Jenner, një nga motrat e familjes protagoniste të shumë reality show në Shtetet e bashkuara të Amerikës, i ka kushtuar më shumë se një miliard dollarë rrjetit social.

Kelye, 20 vjeç, motra e Kim Kardashian dhe vajza e Caitlyn Jenner, ka shkruar disa batuta në formë pyetjesh për funksionimin e Snapchat dhe pas kësaj shoqëria ka pësuar një rënie në burse. ‘Dikush nuk e hap më Snapchat? Apo jam vetëm unë… uh është kaq e trishtuar’, ka shkruar vajza që ka 24.5 milion ndjekës në Snapchat.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: