Kylie Jenner pritet të sjellë në jetë bebushin e saj të parë, por faktin e shtatzënise nuk e ka konfirmuar asnjëherë. Jo vetëm kaq, por sërish ia doli që fansat të fokusohen diku tjetër.

Kylie mendohet të jetë fejuar dhe këtë e verteton më së miri unaza prej diamanti që ka publikuar.

Motra e vogël e familjes Kardashain, ka zbuluar unazën e shndërritshme në një postim në Snapchat.

Teksa ngiste makinën për të shkuar në festën e Kim-it për bebushin e 3-të, Kylie duket se donte që të gjithë të mësonin se lidhja e saj me Travis Scott po bëhet gjithnjë e më serioze.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: