Në moshën 22 vjeçare Kylie Jenner është miliarderja më e re në histori. Falë kompanisë së saj të bukurisë, Kylie Snin dhe Kylie Cosmetics, ylli kryeson në listat e Forbes. Produktet e saj, nga buzëkuqet tek fondatina deri tek kremrat e trupit, rezultojnë shumë fitimprurëse për Jenner.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më e vogla e klanit Kardashian është edhe më e pasura dhe në këtë mënyrë gjithë këto të ardhura mund të ketë luksin t’i shpenzojë si të dojë.
Nëse për disa investime të Kylie Jenner nuk dihet ende asgjë-sigurisht për jetën e saj private dhe luksin e shfrenuar dihet pothuajse gjithçka. Në dhjetor vjen bora në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kylie Jenner ka vendosur të largohet nga Los Angelesi i ngrohtë, për ti lejuar vetes disa ditë në mal.

Së bashku me vajzën e saj Stormi dhe një mikeshë të sajën, Jenner ka kaluar një fundjave në pistat e skive dhe duke bërë shëtitje në pyll.
Për tu ju dedikuar aktiviteteve në lartësi të madhe Kylie është shfaqur me aksesorë firmato super të kushtueshëm. Të gjitha veshjet e Kylie Jenner janë seksi dhe të ngrohta. Ja tek e shohim në fotot e publikuara prej saj në Instagram me një komplet të Naked Wardrobe dhe një shall të Chanel. Firma franceze duket se është e preferuara e Jenner, e cila nuk e humb rastin për të treguar logon e firmës së njohur mbi veshjet apo aksesorët e saj.

Nuk mund të mungojë në look edhe firma e njohur Fendi, që Kylie e përdor për xhaketat dhe kapelet e saj të preferuara. Edhe syzet, dorezat apo aksesorët e tjerët nuk mund të mos bien në sy në kombinimet e saj. Dhe vlera e veshjeve që Jenner ka përdorur në mal, shkon në më shumë se 15 mijë euro.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: