Këto ditë nuk kanë qenë aspak të lehta për Kylie Jenner. Në fillim (ish) shoqja e saj më e mirë ka rrëfyer një flirt me Tristan Thompson, edhe ai tashmë ish i dashuri i motrës Khloe Jenner.

Më pas duket që Travis Scot i fejuari dhe babai i të voglës Stormi, ka pasur një seri marrëdhëniesh jashtëmartesore të zbuluara nga Kylie në Instagram. Por pas të gjitha këtyre problemeve me jetën e saj private Kylie Jenner është shpallur nga Forbes miliarderja më e re self-made e të gjitha kohërave. Ajo ka mundur edhe Mark Zuckerberg, që e ka arritur këtë rezultat vetëmkur ishte 23 vjec, në 2009. Fale edhe linjës së saj të make-up, Kylie Cosmetics, të lancuar në 2015, ajo është bërë një sipërmarrëse e vërtetë, me një pasuri rreth 1 miliard dollarësh.

Sigurisht që me atë familje që Jenner ka nuk e ka nisur nga zero. Edhe 175 milion fansat në total në platforma të ndryshme kanë ndikuar në rritjen e pasurisë. Në fund të fundit burrat dhe dhe miqtë ikin e vijnë, miliardat, nëse administrohen mirë siç bën Kylie- mbetet, shumëfishohen.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb