SHBA

Një vezë e thjeshtë me një sfond të bardhë. Kjo është fotoje që ka marrë më shumë pëlqime në Instagram. Ajo është publikuar vetëm pak ditë më parë më 4 janar në një profil misterioz @World_Record_Egg dhe ka marr mbi 30 milionë pëlqime duke kaluar kështu dhe modelen Kylie Jenner.

Veza
Veza

Ajo mbante rekordin e fotos më të pëlqyer në rrjetin social me 18 milionë pëlqime, foton, ku e bija e sapolindur Stormi i kishte shtrënguar gishtin.

Profili i vezës lindi vetëm me një synim, të fitonte sfidën e pëlqimeve në Instagram dhe të thyente rekordin e Kylie Jenner. Në përshkrimin e fotos shkruhet:

“Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe ta bëjmë postimin më të pëlqyer në Instagram. Të mposhtim rekordin aktual që mban Kylie Jenner (18 milionë)”. Edhe pse duket si shaka, Kylie e ‘pushtuar’ nga xhelozia ka postuar një video teksa hap një vezë dhe e “shtyp” atë.

 

View this post on Instagram

 

Take that little egg

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb