Fansat e Kylie Jenner po spekulojnë për një shtatzëni të tretë pas videos së saj të fundit.
Ajo postoi një video në llogarinë e saj në TikTok, duke treguar blerjet. Në video kanë dalë edhe vajza e saj Stormi dhe vajza e Kim Kardashian, Chicago.
Gjatë shtatzënive të mëparshme, nëna e dy fëmijëve i mbajti private, dhe pas videos së saj të fundit, fansat pohojnë se Kylie po përsërit të njëjtin model.
Kylie ndan dy fëmijë, vajzën 6-vjeçare Stormi dhe djalin tre-vjeçar Aire me ish-të dashurin Travis Scott.
Fansat me sy shqiponjë vunë re ndryshime të vogla në pamjen e saj dhe veprime si mbulimi i barkut dhe “hundës së shtatzënisë”.
@kyliejenner we filmed this just for fun but it’s too cute i had to share 🤭🤭🤭
“Unë mendoj se Kylie është shtatzënë? Ajo po fsheh barkun e saj”, ka shkruar një komentues nën videon e saj.
“Të mbulojë barkun dhe hunda e shtatzënisë? Po, ajo është shtatzënë,” pohoi një fanse në X ndërsa një tjetër ra dakord.
Ylli i Kardashians kishte veshur pizhame të zeza dhe çantën e blerjeve e kishte vendosur para barkut.
Për më tepër, Kylie aktualisht është në lidhje me aktorin Timothee Chalamet, pasi ata e bënë publike lidhjen e tyre në shtator 2023.
Për ata që nuk e dinë, hunda e shtatzënisë është një gjendje në të cilën hunda e nënës shtatzënë fryhet dhe/ose ndryshon formë gjatë shtatzënisë, sipas Institutit të Grave Shëndetësore Orlando.