Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Britaninë e Madhe, teksa një nënë e re 26-vjeçare është vrarë, pasi kishte dalë për një pije jashtë shtëpisë.


Ngjarja ka ndodhur në orën 2 pas mesnate, mëngjesin e së dielës, dhe sipas policisë ajo ka humbur jetën gjatë një “grindje”.


Një i ri ka rënë në pranga për rastin, pasi dyshohet për vrasjen e 26-vjeçares Levi Ogden, e cila ishte nënë e dy fëmijëve.


Sakaq një shoqatë bamirësie ka nisur grumbullimin e parave për funeralin e saj, dhe më pas do të vendoset dhe për personin që do të kujdeset për dy fëmijët e saj të mitur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: