Nuk jemi në një film, e as në serialin e famshëm të Netflix, por në Kolumbi, ku persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një magazinë ari. Në total kanë qenë rreth 20 grabitës të maskuar, që nuk ngurruan as të hapnin zjarr ndaj policisë, por autoritetet kanë arritur që të arrestojnë 11 prej tyre.

“Ishte një tentativë grabitje nga një bandë e organizuar kriminale që në dukje e përgatiti këtë grabitje për muaj të tërë,” u tha gazetarëve kryebashkiaku i Medellin, Daniel Quintero.

“Le të jetë ky një mesazh për të gjithë kriminelët që mendojnë se do të bëjnë një shfaqje Netflix këtu, jo zotërinj, nuk do ta lejojmë!” shtoi Quintero.

Kryebashkiaku tha më tej, se njëri prej të arrestuarve ishte i plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm. Të plagosur ka pasur dhe nga radhët e policisë, ku më konkretisht kanë mbetur të lënduar dy prej tyre, por për fatin e mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb