“La Croix” ka botuar, të enjten e 30 dhjetorit 1943, në ballinë, një shkrim në lidhje me falenderimin asokohe të Mehdi Frashërit ndaj Adolf Hitlerit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Z. Mehdi Frashëri, presidenti i këshillit të regjencës, sapo i ka dërguar një letër Führer-it, në të cilën ai e informon atë për shpalljen e pavarësisë shqiptare dhe zgjedhjen e këshillit shqiptar të regjencës.
Ndër të tjera, ai falënderon Führer-in, në emër të këshillit të regjencës, për ndihmën e ofruar nga Reich-i për popullin shqiptar.”/darsiani.com