Ka kaluar një vit e pak ditë që kur Reali luante në “Metropolitano” dhe pësonte një humbje 1-3, e cila që nga atëherë ka mbetur e vetmja për Realin në La Liga. Të dielën në mbrëmje Ançeloti do të kërkojë revanshin ndaj ekipit të Simeones, ndonëse pa yllin e sulmit, Kylian Mbappe.

Mungesa e francezit për tri javën e ardhshme hap një sërë opsionesh për Karlo Ançelotin. Si fillim, trajneri mund të vazhdojë të mos ndryshojë modul dhe të zbresë me 4-3-3 në fushë. Por një variant tjetër është që të kalojë në një rreshtim 4-4-2 me dyshe Vinicius dhe Rodrgo përpara në sulm dhe me një mesfushë më të ngjeshur për të përballuar Atletikon. Nga ana tjetër, Ançeloti ka disa karta për të zëvendësuar sulmuesin, i cili ka luajtur më shumë se thjesht një numër 9 me dy brazilianët në krahë.

Zëvendësuesi më i natyrshëm i Mbapesë është Endrik, i cili gjithashtu kërkon një mundësi prej disa kohësh. Në fakt, gjithçka tregonte se ai do të hynte në njëmbëdhjetëshen titullarë ndaj Alaveshit, por në fund trajneri italuian vendosi të mos bënte asnjë rotacion dhe braziliani e nbisi nga stoli për t’u futur në pjesën e dytë. Ai u aktivizua në 20 minutat e fundit, me një traversë dhe një karton të verdhë në llogari.

I riu brazilian ka shënuar dy gola dhe ka fituar një penallti në ato pak minuta që ka luajtur me Realin në këtë sezon. Nga ana tjetër mungesa e Mbapesë i jep Ançelotit mundësinë për t’i dhënë Gylerit më shumë minuta. Deri më tani ka qenë e vështirë për të që ta bëjë këtë dhe ai ka qenë më shumë një mesfushor përballë konkurrencës së ashpër nga vija e sulmit, pavarësisht mungesës së Brahim Diazit.

Kjo e detyron trajnerin të lëvizë pjesët: nëse ai luan përpara do të ishte Rodrigo ai që do të bënte “Mbapenë”, por Ançeloti mund të rikthehet në 4-4-2 me turkun si grep pas dy brazilianëve. Nga mungesa e francezit, Ançeloti mund t’i kthehet modulit të suksesshëm të sezonit të kaluar, për të krijuar një mesfushë në formë rombi, me Bellingam pas dyshes Vinicius-Rodrigo në majën e sulmit. Kjo do të linte tre pozicione në mesfushë. Tçuameni dhe Valverde duken të fiksuar, kështu që vendi tjetër do të ndahet nga Gyler, Modriç dhe Kamavinga, i cili do të rikthehet pas dëmtimit që e ka penguar të bëjë debutimin në këtë sezon.

FORMACIONET E MUNDSHME

ATLETIKO MADRID (5-3-2): Oblak; Jorente, Le Normand, Reinildo, Gimenez, Samu Lino; Gallager, De Pol, Koke; Alvarez, Grizman. Trajner: Diego Simeone

REAL MADRID (4-4-2): Kurtua; Karvahal, Rydiger, Militao, Mendi; Tçuameni, Belingam, Modriç, Valverde; Vinicius, Rodrigo. Trajner: Karlo Ançeloti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: