Jashtë planeve të Zidane dhe I nxjerrë në shitje nga klubi, por është Gereth Bale ai që ndihmon Real Madrid në fillimin e vështirë të sezonit të ri. Uellsiani shpëtoi “los blancos” nga humbja dhe me dy golat e tij vendosi barazimin 2-2 në transfertën kundër Villareal. Vendasit kaluan në epërsi me Moreno që në minutën e 12-të të sfidës. Në shtesën e pjesës së parë, Bale ndali topin në rrjetë dhe vendosi ekuilibrat përpara pushimit.


1567381789055
1567381789055

Me rikthimin në fushë për fraksionin e dytë, Villareal flirtoi me fitoren, kur në minutën e 74-rt, Gomez realizoi edhe golin e dytë për të zotët e shtëpisë. Por, katër minuta nga fundi i kohës së rregullt Bale barazoi sërish rezultatin, përpara se të lagohej nga fusha me kartonin e kuq në kohën shtesë. Një periudhë aspak të mirë po kalon edhe Barcelona, që të shtunën nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në fushën e Osasuna. Mungesat e shumta po ndikojnë në paraqitjet e kampionëve spanjollë, që deri tani kanë zhgënjyer të gjitha parashikimet.


Mini 2019 08 31 Osasuna Barcelona 18
Mini 2019 08 31 Osasuna Barcelona 18

Me rivalët dirëkte në krizë, Atletico Madrid po shfrytëzon në mënyrën më të mirë situatën dhe kryeson i vetëm me pikë të plota pas tre javëve të parë. Të besuarit e Diego Simeones arritën një fitore të madhe me përmbysje 3-2 kundër Eibar. Miqtë suprizuan në fillimin e pjesës së parë. Që në minutën e shtatë, Charles shënoi golin e epërisë, ndërsa në të 19-ën, Arbilla dyfishoi shifrat. Joao Felix ktheu në lojë të zotët e shtëpisë, kur ngushtoi diferencën në minutën e 27-të.


La Liga
La Liga

Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit madrilenët plotësuan përmbysjen e madhe me golat e Vitolo dhe Thomas në limitet e kohës së rregullt, duke u shkëputur nga rivalët direktë në tabelën e renditjes. Vetëm barazim për Sevilla në javën e tretë në La Liga, ndërsa fitore të rëndësishme siguruanAthletic Bilbao dhe Valencia.
(balkanweb)