Pritja ka përfunduar. La Liga do të nisë sot në mbrëmje topin e parë të sezonit të ri, i 89-ti në historinë e kampionatit elitar të futbollit spanjoll. Sfida e hapjes i takon Barcelonës që debuton pa Leo Messi të dëmtuar në transfertën e “San Mammes” kundër Athletic Bilbao. Kampionët në fuqi mbeten favoritë pas merkatos rekord të verës, që pa klubet e La Liga të shpenzojnë si kurrë më parë 1.2 miliard euro.

1160312233.jpg.0
1160312233.jpg.0

Pasojë e rikthimit të fortë të Real Madrid në tregun e transferimeve, me 300 milion euro të shpenzuara. Por, kjo shifër nuk i bind aspak “bookmakers”, që shohin skuadrën e Zinedine Zidane pas dy rivalëve të kahershëm të Barcelonës dhe Atletico Madrid. Për të qëndruar te parashikimet dhe shpenzimet e çmendura në merkato, klubi katalunjas investoi 255 milion euro këtë verë për të afruar mbi të gjithë futbollistë si Antoine Griezmann dhe Frenki De Jong. Kuotat e skuadrës së Ernesto Valeverde si pretendente kryesore dhe shpenzimet e klubit “merengues” në merkato mund të rriten më shumë, nëse Neymar kthehet në “Camp Nou”.

490
490

Sipas tabelës së shpenzimeve, Atletico Madrid renditet i treti me 240 milion euro, por sa I përket parashikimeve formacioni i “Cholo” Simeone llogaritet pas Barcelonës në garën për titull. Joao Felix ishte blerja më e bujshme e verës dhe që tani talenti portugez ka bërë që të harrohet Antoine Griezmann.

Real Madrid La Liga
Real Madrid La Liga

Pas shpenzimeve marramendëse për të afruar lojtarë is Eden Hazard apo Luca Jovic, Real Madrid duhet të ishte në letër një favorit absolut, por të besuarit e Zidane nuk kanë bindur aspak gjatë verës. Të përfshirë nga një kaos i vërtetë në dhomat e zhveshjes, madrilenët duhet të ndjekin rivalët, të paktën sipas parashikimeve. Si gjithmonë, suprizat nuk duhen përjashtuar, ndërsa tre favoritët duhet të kenë kujdes nga Sevilla dhe Valencia, dy skuadrat që mund të tejkalojnë pritshmëritë e këtij fillim sezoni në La Liga.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb