Real Madridi arriti të fitonte me rezultat të thellë 4-1 ndaj Leganes në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të La Ligas. Mbretërit vazhduan serinë pozitive pasi kanë fituar edhe ndeshjen e tretë nga tre të zhvilluara në këtë sezon në kampionatin elitar spanjoll. Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gareth Bale (18′), Karim Benzema (50′, 61′) dhe Sergio Ramos (66′) për Realin, ndërsa për Leganes shënoi Guido Carillo (24′). Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi francez, Benzema, i cili pas dy golave u vlerësua me notën 8.9. Nga ana tjetër, me notën më të ulët u vlerësua mesfushori anësor i Leganes, Nabil El Zhag, i cili u vlerësua me 5.6. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb