Real Madrid nuk gabon sërish. “Los Blancos” pas gabimeve të nisjes së sezonit, duket se tashmë ndeshje pas ndeshje po rikthehen të vërtetojnë se janë ata skuadra më e mirë në kontinent. “Viktima” e rradhës ishte Espanjol. Ekipi i Marash Kumbullës, i cili luajti përgjatë gjithë sfidës bëri rezistencë për afro 1 orë lojë.

Ekipi katalanas madje befsasoi kampionët, kur rrealizoi golin e epërsisë me fillimin e pjesës së dytë pas autogolit të portierit madrilen Courtois. Por ky gol duket se ndikoi për keq për miqtë, pasi “Los Blancos” u zgjuan dhe minutat e mbetura ishin një show i vërtetë. 4 gola realizuan vendsasit me autorë Carvajal, Rodrigo, Vinicius dhe Mbappe, për të finalizuar përmbysjen e e madhe me “poker” golash dhe për të dhënë edhe njëherë sinjalin e duhur se kjo skuadër është e aftë të dominojë mbi kundërshtarët e madje edhe të kthejë rezultatin kur është në disavantazh.

Në fund të takimit i lumtur ishte tekniku Carlo Ancelotti, e cili e komentoi kështu suksesin ndaj Espanjol: Bëmë shumë mirë sonte.Shumë e rëndësishme që ditëm të reagonim pas golit të pësuar. I lumtur që kemi 38 ndeshje pa u mundur në La Liga, diçka e tillë do të thotë që gjërat jemi duke i bërë shumë mirë”, theksoi tekniku italian i madrilenëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb