Reali i Madridit mbrëmjen e sotme në fitoi “Santiago Bernabeu” përballë skuadrës së Valencias, me rezultatin e pastër, 2-0. Goli i avantazhit për djemtë e Solarit erdhi shumë shpejt, pasi Valencia u ndëshkua nga një autogol. Daniel Vas shënoi në portën e tij në minutën e 8-të të sfidës. Parashikohej një fitore shumë e lehtë për “galaktikët”, por nuk ndodhi kështu. Valencia synoi të rikthehej në lojë dhe të mos dilte pa pikë nga kjo transfertë e vështirë, por nuk arritën të mposhtnin portierin Courtois, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer. Për të vulosur fitoren e Realit, mendoi mesfushori Lukas Vazquez, i cili në minutën e 83-të siguroi triumfin dhe tre pikët për Realin e Madridit. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb