Berlini është gati të paraqesë planin B për rastin e Greqisë. Sipas një artikulli të publikuar në “La Stampa”, plani B për Greqinë parashikon falimentimin me një afat deri në 12 maj, por jo largimin e vendit nga zona euro.

Sipas “La Stampa-s”, plani B për Greqinë parashikon një minikontroll të situatës ekonomike e financiare në vend, për t’u marrë me “krizën humanitare”, si dhe parashikohet një program për parandalimin e kolapsit bankar.

Një përkeqësim i situatës do të dëmtonte tregun bankar në Greqi.

Sipas planit të Berlinit, kërkohet reformim i qeverisë ose krijimi i një qeverie të re teknokratësh.

Duke folur për këtë çështje, presidenti i Bundestagut dhe njëherësh anëtar i Bankës Qendrore Europiane, thotë se afati për falimentimin e Greqisë është parashikuar 12 maji i këtij viti, ndërsa theksohet se synohet një falimentim pa kolaps të sistemit financiar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb