Takimi që organizoi në rrjetet sociale i mori jetën 42-vjeçarit nga Maliqi i cili udhëtoi nga Korça drejt Tiranës.
Teksa qëndroi për disa ditë në gjendje kome, Rigels Kaso ndërroi jetë pasditen e 19 korrikut, katër dit pasi u gjet i dhunuar brutalisht.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 15 gushtit teksa policia identifikoi dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes së rëndë, bashkëshorti i vajës që Kaso erdhi për të takuar, 34-vjeçari Bajram Gjeleshi.
Ky i fundit ishte ai i cili la orarin dhe vendin e takimit me Kason, nga rrjetet sociale të bashkëshortes së tij, teksa 42-vjeçar mendonte se ishte duke komunikuar me vajzën për të cilën nuk kishte dijeni që ishte e martuar, informacion për të cilin u vu në dijeni në momentin e përballë me 34-vjeçarin.
Pas një debati të nisur me tone të ashpra, situata agravoi deri në përleshje fizike, ku Kaso mori dëmtime të rënda, pasi u dhunua fillimisht me grushte nga 34-vjeçari , Kaso u rrëzua dhe i ra koka në bordurë nga ku mori edhe dëmtimin fatal i cili i shkaktoi edhe vdekjen.
Ngjarja e rëndë u komentua dhe nga fqinji i Kasos i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se e njihte si djalë të shkëlqyer dhe të rregullt.
Pas 4 ditëve në luftë me vdekjen, Kaso e humbi betejën e tij ndonse autori ende nuk është vënë në pranga, Policia e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim si përgjegjësi i dyshuar për dhunimin brutal të 42-vjeçarit.
(Balkan Web)