Këngëtarit Labinot Tahiri i refuzohet hyrja për në shtetin e Maqedonisë. Sipas autoriteteve maqedonase Labit i është refuzuar hyrja deri në korrik të këtij viti, për shkak se ka marrë pjesë në protestat për rastin ‘Monstra’. Njoftimin për refuzimin e ka bërë vetë këngëtari në rrjetet sociale.


Deklarata e Labit në rrjetet sociale:
Vllezër e motra publiku im në Maqedoni! Unë asnjeherë nuk kam pasur ndalesë sa i përket ardhjes sime në Maqedoni! Sonte kam pasur një mbremje në Shkup, por u ndalova që të hyj mbrenda kufirit, me vjen keq shumë! Unë këtë ndalesë e kam deri në korrik të 2015!
Unë këtë ndalesë e kam për pjesmarrjen time që isha me datën 04.07.2014 në Protestë për ratin Monstra!
Ne atë kohë isha vetem perkrahës i vllëzerve tanë në mënyrë paqësore, por tani e kam të ndaluar!
Qofshim të bashkuar gjithmonë ne shqiptarët!
Me mall Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë! 16.01.2015.


(d.d/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: