Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion antidrogë prej mbrëmjes së djeshme nga i cili është zbuluar një laborator droge. Laboratori ishte vendosur në disa ndërtesa të vjetra, magazina shtetërore që ruheshin me roje.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se aktiviteti i paligjshëm është sinjalizuar nga ish-deputeti i PD-së Halit Valteri, i cili më pas kaloi me PS.
Valteri pak kohë më parë ka filluar punë te ASHK. Kati i parë i godinës është në zotërim të ASHK dhe Valteri ka shkuar për inspektim.
Valteri ka sinjalizuar Drejtorin e Përgjithshëm të policisë Ilir Proda, i cili ka nisur për verifikim komisariatin nr. 2 që kanë zbuluar më pas magazinën ku kultivohej kanabis me llampa.
Godinat janë shtetërore po ende nuk është e qartë kush institucion i ka në zotërim.
Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 7 persona, mes tyre edhe rojet. Operacioni është ende në vijim, teksa nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar.