Pasi u arrestuan në Shqipëri dhe u ekstraduan drejt SHBA-së, Arbër Isaku dhe Vincent Decaro si edhe David Reichard po përballen me akuzat për prodhimin e drograve sintetike dhe trafikimin e tyre.


Ata u paraqitën në gjykatën e qarkut të Bridgeport të mërkurën dhe sipas avokatit të SHBA-së për Connecticut, John Durman, ata u njohën me akuzat për prodhim të pilulave që përmbajnë fentanil nga Kina dhe shitjen e tyre në tregun e zi.


Sipas aktakuzës, pilulat u shitën në tregun e zi, teksa Reichard ndihmonte Decaron dhe Isakun për përgatitjen e pilulave dhe më pas dorëzimin e tyre tek klientët.
Më 3 prill të vitit të kaluar, një autorizim i gjykatës për kontrollin e banesës së Decaror-s, çoi në konfiskimin e pilulave, rreth 330 gram fentanil dhe acid fentanil, 40 gram pluhur analoge me fentanil, instruksione sesi të përgatiten pilulat, maskë kundër gazit si edhe një sërë zarfesh poste amerikane.


Stamford
Stamford

Në kohën kur policia kontrolloi shtëpinë e Decaros në prill të vitit të kaluar, Decaro dhe Isaku ishin në Evropë. Ata janë arrestuar që nga 21 shtatori i vitit të kaluar nga Policia shqiptare, ndërsa po përpiqeshin të kalonin kufirin nga Shqipëria në Kosovë.

Durham tha se gjatë kontrollit të një apartamenti në Tiranë ku ata kishin qenë qëndruar, u zbuluan disa substanca për përgatitjen e pilulave si dhe instruksionet e nevojshme.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike, duke rrezikuar minimumi 10 vite burg.
Teksa ndaj Isakut, rëndon edhe një tjetër akuzë për posedim të qëllimshëm të substancave si fentanil dhe analogë të saj, duke rrezikuar deri në 20 vite burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb