ITALI

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh të cilët kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në një laborator të përpunimit të drogës. Sipas mediave italiane, burri dhe gruaja nga Shqipëria u arrestuan në zonën e Padernos.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në bodrum u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 gram kokainë, e cila  dyshohet se do të ndahej në doza të vogla dhe më pas do të dilte në treg.

Kapen
Kapen

Mes tjerash në bodrum u gjet edhe një shumë prej 4.900 eurosh, ndërsa ky fakt ka shtuar edhe më shumë dyshimet tek autoritetet pasi çifti shqiptar rezultonte i papunë.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb