TIRANË
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur sot pretencën për të pandehurit e laboratorit të drogës në Has, që është një prej fraksioneve të dosjes 339.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK kërkon për Gjevi Ndokën 8 vite burg, për Altin Avdylaj 6.8, Esat Mehmeti 10 vite burg, Petrit Suljemani 8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdylaj 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehaj 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite, Admir Hoxha 12 vite; Hekuran Hoxha njohur si Roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shuti dhe Famur Cela nga 12 vite.
(BalkanWeb)