TIRANË- TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 pjesëtarët e tjerë të “Grupit të kokainës”, të zbuluar pak ditë më parë në Elbasan. Kështu gjykata ka vendosur të lërë në burg vëllezërit Klement dhe Arjan Dalipi si dhe Saimir Batkun dhe Gentjan Gjonajn, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Dje gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për nipin e ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, Ilir Hysenin dhe Kastriot Imerin, si dhe dy kolumbianët Cesar Avila dhe Wather Moreno, të cilët do të përgjigjen për të njëjtën akuzë, ndërsa do u duhet të rrinë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve.

Prokuroria për Krime të Rënda dorëzoi dy ditë më parë në gjykatë kërkesat për caktimin e masës së sigurisë për 9 të arrestuarit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, të arrestuar gjatë aksionit në laboratorin e kokainës, në Xibrakë të Elbasanit. Organi i akuzës kërkoi për të gjithë të pandehurit masën e sigurisë “arrest me burg”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb