ELBASAN- Laboratori i kokainës i zbuluar dy ditë më parë nga policia shqiptare në bashkëpunim me Europolin dhe Interpolin, vijonte aktivitetin shumë pranë rrugës kombëtare, në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Ambientet e ish-rezervave të shtetit ishin privatizuar vite më parë nga një prej vëllezërve të arrestuar, shtetasi Klement Dalipi.

Ndërsa ambienti i jashtëm i magazinave të ish-rezervave të shtetit përdorej për grumbullimin e druve, në ambientet e brendshme kryhej aktiviteti kriminal, përpunimi i kokainës.

Laboratori u zbulua të mërkurën, ndërsa nga ky operacion përfunduan në pranga 11 persona të akuzuar për trafik droge, midis tyre dy kolumbianë.
(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb