Një qelizë shkollimi në funksion të turizmit me standarde në Vlorë. “Set Tour Lab” ose i quajtur ndryshe, Laboratori i turizmit është ngritur përgjatë Lungomares dhe pritet të nisë punën në fund të muajit prill.

Gjatë inspektimit të ambienteve të ndërtesës së laboratorit, e restauruar me fonde të Programit të Konvertimit të Borxhit pranë Ministrisë së Financave, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli tha se të gjithë të rinjtë që ofrojnë shërbime turistike në Vlorë do të kenë mundësi të specializohen.

Më herët kryebashkiaku i Vlorës, priti në një takim drejtorin e Kooperacionit italian Nino Merola, konsullen italiane Luana Micheli, si dhe Kryetarin e Biznes Albania, Luan Bregasi.

Në këtë takim, Bregasi vlerësoi hapjen e ‘Set Tour Lab’, duke theksuar se sektori i turizmit është me rëndësi jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë.

Drejtori i Kooperacionit italian Nino Merola bëri të ditur se në Vlorë do të ndërmerren nisma të tjera në funksion të zhvillimit turistik, në veçanti në zonat me potencial, si Karaburuni, Llogaraja por edhe Zvërneci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb